Premtohet përkrahje për sektorin privat në Kosovë
14 mars 2019
| 11:54
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimi me përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë ka premtuar mbështetje për sektorin privat.
“Në takim me përfaqësues të bizneseve, ZRrE-së, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Amerikane, u njoha për sfidat e sektorit privat në raport me tregun e hapur dhe koston e energjisë elektrike. Me qëllim të mbështetjes së prodhuesve vendor, i sigurova se shqetësimet e tyre do të adresohen dhe në vazhdimësi do të zhvillohen politika të favorshme që fuqizojnë sipërmarrësit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/