Premtova
04 dhjetor 2019
| 10:12
NIZAR KABANI
PREMTOVA
Të premtova se nuk do të të kthehesha
e u ktheva,
premtova se nuk do të vdisja nga malli
e vdiqa,
çka i bëra vetes?!
Kështu premtoja gjëra më të mëdha sesa unë
dhe gënjeja nga çiltërsia e shumtë,
Zotit i qofsha falur që kam gënjyer
Përktheu: Ilmi Rexhepi