Prençi vazhdon kontratën me Llapin
07 qershor 2019
| 16:24
Skuadra e Llapit në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri 2019/2020 ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Elvis Prençi.
“Kontratën edhe për një vit me Llapin e ka vazhduar qendërmbrojtësi i ardhur në janar, Elvis Prençi i cili ka pasur paraqitje shumë të mira në edicionin pranveror. Edhe pse në drejtim të tij kishte shumë oferta, Elvisi zgjodhi Llapin dhe është i gatshëm të vazhdoj t’i jap stabilitetin mbrojtjes edhe për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Prençi në sezonin e fundit me Llapin ka zhvilluar 15 ndeshje si titullar i padiskutueshëm, teksa ka realizuar edhe një gol.
/Epoka e re/