Prenga: Shqipëria shkon në evropian
21 mars 2018
| 10:35
“Janë emocione shumë të mëdha për mua. Kam punuar shumë për këtë ftesë. Do të jap maksimumin për Kombëtaren e Shqipërisë siç e kam dhënë për Shpresat kur kam luajtur”.
Këto janë fjalët e para të Herdi Prengës, qendërmbrojtësit të Inter Zapresicit, që nga U-21 e Shqipërisë u katapultua në Kombëtaren A, pasi bindi trajnerin Panucci me formën e tij. Ekipi ka shumë lojtarë të rinj, që kanë luajtur edhe me Shpresën. Mendoj se ka cilësi të lartë për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm. E pamë Shqipërinë edhe në Evropian, u paraqitëm mirë. Me pak fat edhe mund ta kishim kaluar grupin.