Prepolli ndahet me Flamurtarin

27 korrik 2020 | 16:58

Flamurtari nga Prishtina nuk arriti të siguron mbijetesën në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, kurse të hënën nga ky klub është larguar ndihmëstrajneri Arsim Prepolli.

Trajneri në fjalë nuk ka bërë të ditur arsyen e largimit, derisa klubit kuqezi i ka uruar rikthim sa më të shpejt në Superligë.

“Që nga sot nuk do të jem pjesë e Flamurtarit. Dua t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin. Suksese dhe iu dëshirojë rikthim sa më të shpejt në Superligë”, ka thënë Prepolli.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, krahasuar me vendet e rajonit, i ka dalë më…