Presheva kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje politike të mirëfilltë! 

02 gusht 2018 | 22:01

Nga Halil Selimi

Vetëm rikthimi i Kosovës është zgjidhje!
Mos të guxojë askush të tallet publikisht as fshehtas me të drejtën historike, kombëtare dhe politike të një krahine dhe të një popullate të tërë, etnikisht e territorialisht pjesë integrale e Kosovës, padrejtësisht e shkëputur nga tërësia territoriale gjithëshqiptare!

Nuk i lejohet askujt që të vazhdojë ta përdorë Luginën e Preshevës si strehim apo mashtrim politik, e cila, pikërsisht si pasojë e mashtrimeve të vazhdueshme historike për kusuritje edhe ka mbetur deri sot nën Serbi!

Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) ka mbajtur një referendum gjithë popullor me 1-2 mars 1992, ku shprehet qartë vullneti politik për autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Kush është rizgjuar kombëtarisht dhe politikisht, le të mbështesin vetëm këtë vendim plebishitar të kësaj popullate liridashëse, pa spekulime politike apo interesa individuale, kushdo dhe kudo qofshin ata

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita i ka dhënë fund rrugëtimit në Europa Ligë pasi…