Presheva nuk dekorohet sivjet, paratë do të shkojnë për fëmijët jetimë

09 dhjetor 2020 | 22:35

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se sivjet nuk do të ketë dekorime për festat e fundvitit.

Arifi theksoi se mjetet e dedikuara do të shkojnë për fëmijët jetimë dhe nënat vetmbajtëse.

“Kemi vendosur që këtë vit mos të dekorohet qyteti si vitet e tjera dhe mjetet e parapara për dekorimin e qytetit për festën e vitit të ri t’ua dedikojmë fëmijëve jetim dhe nënave vetmbajtëse, ku do ti sigurojmë pako ushqimore dhe higjienike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj në emisionin “Debat” të RTK-së…