Preshevarët mund të zgjedhin online se cilin lloj të vaksinës duan kundër Covidit
23 shkurt 2021
| 16:40
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ka thënë se qytetarët e kësaj komune mund të zgjedhin se cilën vaksinë duan ta marrin.
Madje, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar online nga shtëpia.
Salihu i ka thënë “klankosova.tv” se me doza të reja furnizohen çdo dy-tri ditë në Shtëpinë e Shëndetit. Vaksinat janë falas dhe nuk janë obligative, por merren vetëm vullnetarisht.
Serbia ka aprovuar vaksinat si: Pfizer, AstraZeneca, Sinofarm dhe GamaCov.