Preshevë, komuna me gjysëm milioni euro krijoi 36 biznese të reja

27 mars 2021 | 12:52

Për herë të parë nē historikun e saj, komuna e Preshevës në krye me Shqipërim Arifin, nga linja buxhetore ndan afër 500 mijë euro për ndërmarrjet e kësaj komune. Deri tani ekzistonte vetëm një linjë e donacioneve që ndihmonte bizneset me shuma të vogla.

Sipas të dhënave të prezentuara ndërmarrësve ju dhanë 54 milionë e 300 mijë dinarē apo afër 500 mijë euro, shumë prej të cilës u formuan 36 biznese të reja. Në mënyrë direkte nga kjo ndihmë e komunës janë punësuar rreth 150 persona.
“Si asnjëherë më parë në historinë e pushtetit lokal mbështetje për ndërmarrësin e vendit tonë.
Ndarja e subvencioneve për zhvillim 100% më e madhe, e drejtë, transparente, dhe gjithë përfshirëse. Shume do rritet sërish që vitin e parë të mandatit të ri të cilin do ta fitojmë bindshëm”, tha kryetari i komunës së Preshëvës Shqipërim Arifi.
Nga kjo shumë kanë përfituar edhe 39 biznese ekzistuese në komunën e Preshevës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Preshevë do të mbahen gjatë ditës së djelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve…