Presidenca: Betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet të enjten

26 mars 2019 | 13:35

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

“Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) janë duke…