Presidenca e Bosnjës voton kundër njohjes së Kosovës

15 tetor 2020 | 17:13

Anëtarë të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e njohin Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Në presidencën e Bosnjës, është mbajtur një seancë për këtë gjë sipas burimeve të mediumit “Srna”, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq, së bashku me anëtarin serb të Presidencës, Milorad Dodik, votuan kundër njohjes së Kosovës

Komshiq më parë kërkoi që kjo pikë të përfshihej në rendin e ditës, duke e shpjeguar atë me nevojën për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe se, siç tha ai, pavarësia e Kosovës së vetëshpallur është një situatë faktike.

Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik, votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do ta inicionte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje, shkruan Srna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Ajrore Air Mediterranean, tani ka bёrё edhe stacionimin e…