Presidenca e Francës thotë se Makroni nuk ka më simptoma të koronavirusit

24 dhjetor 2020 | 12:23

Zyra e presidentit francez, Emanuel Makron, ka thënë se ai nuk është duke shfaqur më simptoma të sëmundjes Covid-19.

Politikani 43 vjeç tani mund të dalë nga karantina pasi qëndroi në vetizolim për shtatë ditë afër Pallatit të Versajës, shkruan “Reuters”.

Ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus më 17 dhjetor, duke bërë që shumë udhëheqës tjerë që kishin kontakt me të të vetizolohen.

Ditë më parë, Makroni ka përjetuar dhimbje koke, kollë të thatë dhe lodhje para se gjendja e tij shëndetësore të përmirësohej të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"DEA MINERAL" Sh.p.k, me seli në Malishevë, shpall të pavlefshme…