Presidenca e Kosovës nderon vikrimat e 11 shtatorit, objekti dekorohet flamurin amerikan
11 shtator 2022
| 20:26
Për t’i nderuar viktimat e sulmit të të 11 shtatorit 2001, ndërtesa e Presidencës së Kosovës, është veshur me ngjyrat e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dekorimit të Presidencës me flamur amerikan, iu shtua edhe mesazhi “We will never forget’’ (Ne nuk do harrojmë kurrë), i cili bartë në vete dhe hijezimin e kullave binjake të goditura nga sulmi terrorist i 21 viteve më parë.
Çdo vit, 11 shtatori shënohet në forma të ndryshme në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.