Presidenca e Shqipërisë: Meta po mban shënim për ata që u shërbejnë grupeve të errëta
Zëdhënësi i Presidencës së Shqipërisë, Tedi Blushi, ka reaguar për situatën politike në vend, ku ditët e fundit janë regjistruar disa përplasje për kontrollin e ambienteve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
Në reagimin e Presidencës është theksuar se Ilir Meta po mban shënim të gjithë personat që provokojnë tensione artificiale dhe u shërbejnë grupimeve të errëta.
“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, është thënë në reagim, raporton “TCh”.
Vetë presidenti ka deklaruar më parë se shkak për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit u bënë edhe informacionet për ndërhyrje të grupeve të huaja, që kërkojnë përplasje dhe dhunë në Shqipëri.
Dje dhe sot ka pasur disa përplasje në Shkodër, Lezhë dhe Tropojë midis policive bashkiake dhe Policisë së Shtetit për të marrë nën kontroll ambientet e KZAZ-ve.
Bashkitë që drejtohen nga PD-ja dhe LSI-ja kanë njohur dekretin e Metës për shfuqizimin e 30 qershorit dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë organizimin e zgjedhjeve në atë datë.