
Presidenca e Sirisë i referohet Kosovës si republikë kur njofton për takimin e presidentit tyre me Osmanin
Presidenca e Sirisë në njoftimin që kanë publikuar për takimin e presidentit të tyre Ahmad Al-Shara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i janë referuar Kosovës si Republikë, ndonëse Siria ende s’e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, z. Ahmad Al-Shara, dhe Shkëlqesia e Tij, ministri i Punëve të Jashtme, z. Asaad Al-Shaibani, u takuan me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë”, është thënë në njoftimin që ka publikuar presidenca e Sirisë.
Në takimin mes dy presidentëve i mbajtur në Antalya, kanë qenë në tavolinë edhe flamujt shtetëror.
Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë takim si hapje e rrugës së bashkëpunimit mes dy shteteve.