Presidenca: Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e Osmanit

13 janar 2023 | 16:45

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa mediume se Kushtetuesja hedh poshtë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Avni Kastratit si ambasador i Kosovës në Slloveni.

Sipas presidencës ky lajm është i pasaktë.

“Në fakt, Gjykata Kushtetuese fare nuk e ka bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës është njoftuar sot nga Gjykata Kushtetuese se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese ka pretenduar se gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me Kushtetutë. Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kthej këtë çështje në rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pra, në asnjë rrethanë nuk kemi të bëjmë me hedhje poshtë të dekretit të presidentes, meqë Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë vlerësim të kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes”, është thënë në reagimin e Presidencës.

Avni Kastrati kundër presidentes Osmani, Kushtetuesja ua rrëzon vendimet tri gjykatave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga Selina Loks, e…