Presidenca i përgjigjet Veliajt: Mos e detyro Metën të thërras qytetarët të të nxjerrin sot nga bashkia
Presidenca i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas incidentit fizik të presidentit Ilir Meta me policët bashkiakë, të cilët kërkuan të lironin ambientet e godinës së partisë Fryma e Re Demokratike.
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar për mediet, duke iu drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e ka paralajmëruar që të mos provokojë, në të kundërt do të ngrejë në protestë qytetarët.
“Mos e detyro presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzënë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë”, ka shkruar Velijaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Blushit:
Mos e detyro presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzënë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetarë, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.
Meta përplaset me policinë: Do t’ju çoj në burg me duart e mia (Video)