Presidenca i reagon Çitakut

20 janar 2023 | 15:02

Presidenca e Kosovës nëpërmjet këshilltarit për media të presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar shefen e shtetit për mosreagim për vërshimet në disa komuna të vendit.

Kupina ka thënë se presidentja Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet për tejkalimin e kësaj situate.

“Që nga dita e djeshme, Presidenca vazhdimisht ka qenë në kontakt me institucionet relevante për t’u siguruar se ekziston mobilizim i plotë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në komunat e Republikës së Kosovës. Presidentja po ashtu ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë në mënyrë që të vlerësohet dëmi i bërë dhe të minimizohen pasojat në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqësi. Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj. Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë presidenten. Për dallim nga znj. Çitaku, presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, gjithnjë është me qytetarët dhe punon gjithnjë për interesin e qytetarëve dhe të shtetit!”, ka thënë Kupina në reagimin e tij.

Vërshimet në vend, Çitaku: Fole ndonjë fjalë presidente

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorët…