Presidenca ia numëron Serbisë shkeljet ndaj Kosovës
Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se shteti i Serbisë e ka shkelur nenin katër të Marrëveshjes së Brukselit, në kuadër të procesit të dialogut.
Në këtë nen thuhet se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
Sipas Velës, Beogradi nuk ka shkuar sipas këtij neni dje pasi ka votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pos kësaj, i pari i kabinetit të Osmanit, ka deklaruar se Serbia ka një listë të shkeljeve të kësaj marrëveshjeje, të cilat i ka përmendur, e që janë: vulat doganore, diplomat universitare, menaxhimi i integruar i kufirit dhe lëvizja e lirë, letërnjoftimet dhe targat e veturave, dokumentet e kadastrit, energjia, si dhe marrëveshjen për shkëmbimin e oficerëve ndërlidhës.