Presidenca jep detaje për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Kosovë
13 gusht 2022
| 17:23
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.
Begaj vjen të hënën në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani Sadriu, e cila në orën 10:00, do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit, mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 09:15.
“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.