Presidenca konfirmon se Shefi i NATO’s do ta vizitojë Kosovën

04 mars 2025 | 20:19

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se Shefi i NATO’s, Mark Rutte, do ta vizitojë Kosovën.

Osmani bashkë me Komandantin e KFOR’it janë takuar sot, teksa kanë folur për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar Ruttes në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në Kosovë.

Osmani ka nënvizuar e stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

“Presidentja Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë. Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimit të REL, Rutte do ta vizitojë Kosovën më 11 mars. Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë.

Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat amerikane si“Associated Press” dhe “Washington Post” kanë raportuar për…