Presidenca mohon raportimet se DASH paralajmëroi Osmanin për aksionin në veri
Pas zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar telefonatë me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Lidhur me këtë më herët është raportuar se DASH, ka shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, duke thënë se me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare.
Megjithatë, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari, ka thënë se Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por se nuk është paralajmëruar për rrezikimin të sigurisë kombëtare.
Postimi i plotë:
Presdentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit.
Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë.