Meta më 8 dhjetor organizon tubim mbarëpopullor për nisjen e një dialogu me Shqipërinë

24 nëntor 2019 | 15:36

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të organizojë më 8 dhjetor në Sheshin “Demokracia” në qytetin Studenti një tubim mbarëpopullor.

Me anë të këtij tubimi, Meta synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë. Lajmin për këtë tubim e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Postimi i plotë i tij:

Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
SHQIPËRIA E PARA!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakers vijojnë të dominojë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores…