Presidenca: Nga aksidenti ku është përfshirë eskorta e Thaçit nuk ka të lënduar
23 korrik 2018
| 17:19
Eskorta e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën është përfshirë në një aksident zingjiror të komunikacionit në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar.
Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore.
/Epoka e re/