Presidenca njofton për takimin Thaçi-Kurti

06 janar 2020 | 11:13

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në orën 15:00 do të ndodhë takimi në mes të Thaçit dhe Kurtit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 15:00 pret kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Sipas këtij njoftimi mediet do të mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiu që ka rënë në zonat kritike të prekura nga…