Presidenca: Nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi

15 prill 2025 | 14:06

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet, pasi nuk ka kaluar raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Nga kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari është bërë me dije se i mbetet presidentes Vjosa Osmani të vendos për seancën konstituive.

Nga Presidenca për gazetën “Epoka e re” kanë thënë se nuk kanë marrë ende asnjë letër nga Kuvendi i Kosovës.

“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka treguar Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazmi Beqiri Është e mjerueshme kur njeriu nuk mund t’i…