Presidenca: Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka njoftuar opinionin publik se Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, ka njoftuar Presidenca, për të vazhduar tutje se bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
“Nga 3 nëntori, presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”, ka njoftuar Presidenca.