Presidenca paralajmëron analizimin e Ligjit për pagën minimale
Javën që shkoi në Kuvendin e Kosovës u votua Ligji për Pagën Minimale.
Mirëpo me këtë nuk u pajtuan përfaqësues të veteranëve të UÇK-së.
Ata kërkuan nga presidentja Osmani që të mos e dekretojë Ligjin për Pagën Minimale, i cili nuk u garanton atyre pension në lartësinë e pagës së re.
Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar presidencën për të pyetur rreth kësaj çështje.
Presidenca në një përgjigje për Lajmin paralajmëron analizimin e Ligjit për pagën minimale
“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera’’, ka thënë Bekim Kupina-këshilltar për media.
Theksojmë se një numër i madh ligjesh janë rrëzuar në Kushtetuese deri tash, ndërkaq kanë qenë të pakta rastet kur ato i janë kthyer Kuvendit nga presidenti i shtetit.