Presidenca përkujton Tahir Zemajn, bën thirrje për zbardhjen e vrasjes së tij

04 janar 2024 | 13:44

Presidenca e Republikës së Kosovës, ka kujtuar kolonelin Tahir Zemajn, i cili 21 vjet më parë është vrarë pabesisht së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Në këtë përvjetor, nga ky institucion i kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë që të punojnë intensivisht në zbardhjen e vrasjes së kolonel Zemajt dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij.

“Vrasja e tyre qe njëra ndër ngjarjet më të rënda të pasluftës në Kosovë. Duke e privuar nga jeta veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, ushtarakun profesionist e njeriun që i doli zot atdheut në orën më të ligë të tij, u krye sulm jo vetëm ndaj tij e ndaj një familjeje, por edhe ndaj lirisë së vendit tonë, ndaj idealeve për të cilin kishin sakrifikuar breza të tërë e ndaj së ardhmes së Kosovës”, është thënë në reagimin e Presidencës së Kosovës.

Presidenca ka theksuar se beteja e lavdishme e Loxhës, të cilën kolonel Zemaj e kishte udhëhequr me profesionalizëm e vetëmohim të pashoq, mbetet ndër betejat më të fuqishme kundër ushtrisë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë i…