Presidenca planifikon 6 mijë euro për dekorime për festat e fundvitit
06 dhjetor 2023
| 21:42
Presidenca e Kosovës ka ndarë 6 mijë euro për dekorimin e oborrit dhe hapësirave të këtij institucioni me rastin e festave të fundvitit.
Ky institucion tashmë ka nisur edhe procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë për të kryer këtë shërbim, shkruan Gazeta10.
Zyra e Prokurimit në Presidencë ka hapur tenderin për përzgjedhjen e Operatorit Ekonomikë dhe do të presë ofertat deri më 11 dhjetor.
Pas kësaj date pritet edhe të përzgjidhet kompania fituese e cila do të bëjë dekorimin e këtyre hapësirave para fesatve të fundvitit.