Presidenca shpall konkurs për përzgjedhjen e modelit për dekoratën ‘Adem Demaçi’

25 gusht 2020 | 13:13

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për modelin e dekoratës urdhri “Adem Demaçi”, i cili pritet të ju ndahet personaliteteve të ndryshme.

Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 9 shtator të këtij viti. Në këtë konkurs janë përcaktuar edhe kushtet për aplikim, ku fituesi do të shpërblehet me 1 mijë euro, raporton “Epoka e re”.

Konkurs publik për përzgjedhjen e modeleve të dekoratave që jep presidenti i Republikës së Kosovës

Përshkrimi:

1. Më qëllim të përzgjedhjes së modeleve të dekoratave që jep presidenti i Republikës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës fton të gjithë personat fizik dhe juridik që të aplikojnë me propozimet e tyre për modelin e dekoratës, si në vijim:

1.1. Urdhri “Adem Demaçi”

2. Pas mbylljes së aplikimit për propozime, për modelin e dekoratës, sekretari emëron Komisionin për shqyrtimin e propozimeve të pranuara nga shpallja publike.
3. Komisioni, pas shqyrtimit të propozimeve për modele të dekoratave, i rekomandon presidentit deri në tri modele për dekoratë.
4. Presidenti vendos për modelin e dekoratës përkatëse.
5. Personi, propozimi i të cilit zgjidhet për model të një dekorate, pas përzgjedhjes duhet të përgatis modelin e dekoratës sipas kërkesave për prodhimin e tyre.
6. Personi, propozimi i të cilit zgjidhet për model të një dekorate shpërblehet me një mijë (1 000.00) euro, pasi të ketë përgatitur modelin e dekoratës siç është përcaktuar në pikën 5.
7. Të drejtat e autorit barten nga propozuesi tek Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës për propozimet e përzgjedhura, për modele të dekoratave, ku më pastaj bëhet punimi i dekoratave në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Kushtet për aplikim me propozime:

1. Të drejtë aplikimi me propozime për modele të dekoratave kanë personat fizik dhe juridik.
2. Propozimet duhet të dërgohen me shifra.
3. Propozimet duhet të dorëzohen në letër dhe në formë elektronike (CD).
4. Propozimet për dekorata duhet të jenë në pajtim me praktikat evropiane për dekorata.
3. Secili propozim duhet të jetë i ndarë në pliko të veçantë.

Afati dhe dorëzimi i propozimeve:

Afati i dorëzimit të propozimeve është 09 shtator 2020.

Propozimet dorëzohen në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (rruga Nëna Terezë p.n.) apo përmes postës, në pliko të mbyllura.

Propozimet dorëzohen në këtë adresë:

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, p.n. Prishtinë
10 000
Propozimi për Dekoratë: Urdhri “Adem Demaçi”
Nga: Shifra e personit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Çka bëtë ju luftëtarë, për çfarë luftuat?…