President i FIFA-së më 30 shtator viziton Kosovën

16 shtator 2022 | 16:50

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot se më datën 30 shtator, i pari i futbollit në botë, Gianni Infantino do ta viziton Kosovës

Këtë ata e kanë bërë të ditur pas mbledhjes së KE të FFK-së, e cila është mbajtur nën drejtimin e Presidentit Agim Ademi.

“KE analizoi rrjedhën e garave, duke konstatuar se deri më tash pati një rrjedhë të mirë të garave, por gjithsesi KE kërkon nga Komisionet dhe nga gjyqtarët që të jenë në nivel të detyrave. KE analizoi edhe paraqitjen e skuadrave tona në garat evropiane, e cila u vlerësua që ishte një paraqitje e mirë e veçmas nga kampioni në fuqi, FC ”Ballkani”, që ka arritur të jetë pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës dhe të ketë paraqitje dinjitoze. Kjo ka bërë që imazhi i futbollit të Kosovës të rritet”, thuhet në fillim të këtij njoftimi.

Tutje, FFK ka njoftuar për vizitën që Kosovës pritet t’ia bëjë Gianni Infantino.

“KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës. Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Krejt në fund është folur për përgatitjet për ndeshjet e Kombëtareve dhe u vlerësuar se ato po shkojnë sipas dinamikës dhe plan-programit të paraparë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juan Cuadrado këtë sezon ka qenë një ndër më të…