President nuk je vetëm, në Hagë është Kosova dhe liria e saj

23 nëntor 2020 | 20:28

Shkruan: Sali Bislimi

Edhe pse vendi duket i heshtur por nuk e besoj që tradhton bijtë më të mirë të saj, të cilët u vune në mbrojte nga fashizmi serb. Sikur shërbimet e huaja kanë investuar në çdo sferë që populli të duket në agoni, kjo heshtje është e panatyreshme.

Me kujtohet kur heshtja dhe frika ishin moda e jetesës që bënim nen okupim, me ardhjen e këtyre burrave në mbrojtje të popullit që sot gjinden në Hagë filloi epoka e re, u thye heshtja, u vra edhe frika, mori hovin liria me kurajon e saj, që shoqërisë tonë i mungonte me shekuj.

Por për ju servilë abuzues të kësaj lirie, ju them se këta janë ata që ju mundësuan që sot të keni guximin dhe dashurinë për jetën në Kosovë. Mos u bëni pjesë e qarqeve anti-Kosovë që sot ju paguajnë për sharjet e juaja, por asnjëherë nuk do kthehet koha që ju të prekni themelet e shtetit të Kosovës të ndertuara me aq shumë mund dhe sakrificë mbi njerëzore.

Kosova është shantazhuar në shumë aspekte, ajo edhe sot është e izoluar dhe e paragjykuar, pas 5 shekujve robërim e dimë nga e kemi të keqen, por nuk po e them, por si shqiptarë të bashkuar do t’i ngritemi përseri kësaj Evrope që pa ne nuk ka krenarinë, edhe pse një ditë do t’ia falim vuajtjet që na kanë lan mbi ne, që mos të dukemi të hendikepuar në rrugen e saj për t’u integruar dhe të vallëzojmë së bashku në koncertin e kombeve të lira Evropiane.

Por Hagës i them se troshat që ke mbledhur nuk do t’i bënë asnjëherë bukë, dhe qorba jote pa kryp nuk do të hahet nga askush.

Lironi çlirimtarët sepse ata mbrojtjen e kishin të detyruar dhe u ndihmuan nga të gjitha vendet demokratike në botë për ta stopuar barbarinë serbe që duket sikur i keni amnistuar.

Turp!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, do…