Presidenti Ademi: Historitë e tilla janë thesar i futbollit kosovar
Foto nga ndeshja revyale ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Yjeve të Kosovës, e zhvilluar në vitin 2009 në stadiumin e kryeqytetit. Me fanellat e bardha ekipi i Yjeve, derisa me fanellat e kaltra ekipi i Kombëtares së Kosovës.
“Historitë e tilla janë thesar i futbollit kosovar dhe duhet të përshkruhen me kujdes në Monografinë e futbollit kosovar për t’u ruajtur si trashëgimi sportive, derisa secili që ka kontribuuar në zhvillimin dhe arritjen e futbollit tonë në këto nivele meriton respekt e konsideratë”, ka shkruar Agim Ademi.
Në këmbë nga majta: Edmond Rugova, Genc Hoxha, Shefki Kuqi, Besian Idrizaj, Emir Ujkani, Bahri Berisha, Armend Dallku, Valmir Bytyqi, Ilir Nallbani, Bekim Kastrati, Benis Krasniqi, Blerim Rrustemi, Milaim Rama, Njazi Kuqi, Samir Ujkani, Debatik Curri.
Ulur nga e majta: Fisnik Papuqi, Isuf Llumnica, Lorik Cana, Erdin Hashani, Ahmet Januzi, Kristian Nushi, Përparim Hetemaj, Visar Berisha, Astrit Ajdareviq.
View this post on Instagram