Presidenti Ademi i ftuar në Superkupën e Evropës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, po qëndron në Helsinki, ku të mërkurën, do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Evropës, ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe fituesit të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt.
I pari i FFK-së në vazhdimësi ka qenë i ftuar në eventet e tilla dhe i respektuar jo vetëm nga krerët e UEFA-s, por edhe homologët e tij nga federatat e tjera. Gjatë qëndrimit në Helsiniki, Ademi është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, por edhe me krerë dhe zyrtarë tjerë të futbollit evropian.
Në ndeshjen e Superkupës së Evropës për herë të parë UEFA do ta aplikojë sistemin teknologjik për pozitë jashtëloje. Ky sistem tashmë është provuar në Kupën Arabe dhe në Kupën e Botës për klube nga FIFA, derisa do të aplikohet edhe në Kupën e Botës “Katari 2022”, që fillon më 21 nëntor.
Ky sistem i ri përfshin kamera të specializuara, të cilat janë në gjendje të gjurmojnë 29 pika të ndryshme të trupit të lojtarëve, për të konfirmuar në kohë rekord nëse ishte apo jo pozitë jashtë loje.