Presidenti Ademi i uron mirëseardhje Deli Hajdinit në kombëtaren U-19 të Kosovës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar mirëseardhje futbollistit Deli Hajdini, lojtar i VFB Stuttgart U-19, në Kombëtaren U-19 të Kosovës.
“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vazhdën e sjelljeve të reja dhe premtuese në ekipin kombëtar U-19, veçanërisht para garave të kësaj grupmoshe”, ka shkruar Adremi në “Facebook”.
Ai ka shtuar se në nëntor, Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U-19, e udhëhequr nga selektori Adil Maliqi, si pjesë e grupit të 10-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024/25, do të ndeshet me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe, në turnamentin i cili do të mbahet në Kosovë.
“Të gjithë ne besojmë në potencialin dhe përkushtimin e Deliut dhe jemi të sigurt që ai do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për suksese të reja”, ka shkruar presidenti Ademi.