Presidenti Ademi inauguron fushën e stadiumit të FC Ferizaj
Sot presidenti Agim Ademi ishte në Ferizaj për të inauguruar fushën e stadiumit të FC Ferizaj, ku FFK ia ka dhuruar fushën me bari sintetik, fusha të cilat janë të destinuara për nevojat e klubeve dhe shkollave të futbollit nëpër regjione.
Presidentin Ademi e priti kryetari i klubit Lulzim Abazi si dhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Ferizaj, Afrim Haliti. Ademi përgëzoi punën organizative të këtij klubi dhe në veçanti LRF-në për angazhimin në këtë regjion, derisa u zotua se do t’iu qëndrojë afër regjioneve dhe klubeve për t’i ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe jo vetëm.
Ndërkaq, kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për këtë investim mëse të nevojshëm, po ashtu për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të realizuar çdo kërkesë të klubit FC Ferizaj.
Edhe Afrim Haliti nga LRF falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për trajtimin e mirë të këtij regjioni në përgjithësi dhe përkrahjen sidomos në kohë pandemie dhe pohoi se presidenti Ademi gjithmonë do ta ketë përkrahjen e tij dhe të LRFF-së për punën që bënë në interes të futbollit kosovar në përgjithësi.