Presidenti Ademi: Jemi të lumtur të mirëpresim një lojtar me potencial si Vesel Demaku
28 tetor 2024
| 14:46
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar në Facebook se sot, në selinë e FFK-së, ka pritur Vesel Demakun, mesfushor defanziv i skuadrës austriake SCR Altach, i cili ka vendosur të luajë për Kosovën.
“Jemi të lumtur të mirëpresim një lojtar me potencial si Vesel Demaku, i cili ka pasur paraqitje të shkëlqyera në Bundesligën e Austrisë”.
“Dëshira e tij për të luajtur për atdhe është e admirueshme dhe me siguri do të sjellë vlera të reja në Kombëtaren tonë. Mirë se vjen, Vesel Demaku!”, ka shkruar presidenti Ademi.