
Presidenti Ademi mendon për fëmijët – premton investime në Zhupë
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot Zhupin atje ku jeton komuniteti boshnjakë të cilit i ka premtuar një investim për fushë futbollit.
Ademi ishte i shoqëruar nga deputetja Dude Balja dhe zv. Ministri Almir Veliu, vizituam shkollën e futbollit “Arena-Zhupa”.
“Sot isha për vizitë në Zhupë, në fshatin Mushnikovë, së bashku me deputeten Duda Balje dhe zv.ministrin Almir Veliu. Me këtë rast, vizituam shkollën e futbollit “Arena-Zhupa”.
Në këtë shkollë aktivitetin e tyre në futboll çdo ditë e ushtrojnë më shumë se 80 fëmijë. Ne, iu premtuam se shumë shpejt, do ta bëjmë realitet ëndrrën e tyre dhe do të ndërtojmë një fushë futbolli, ku ata do të kenë mundësi dhe kushte shumë të mira për zhvillimin e talentit të tyre”, ka shkruar Agim Ademi.