Presidenti Ademi në Prizren, në shpalljen e laureatëve të vitit, takon edhe sportistë e ish-sportistë

28 dhjetor 2024 | 14:55

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm në regjionin e Prizrenit, në shpalljen e laureatëve të vitit, por edhe për t’u takuar dhe për të bashkëbiseduar me njerëzit që e kanë bartur barrën kryesore të zhvillimit të futbollit në këtë regjion.

“Takova njerëz të kategorive të ndryshme, duke nisur nga udhëheqës, donatorë, sportistë e ish-sportistë, të cilët i falënderova për përkrahjen dhe zhvillimin e futbollit në Prizren”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidenti Ademi ka theksuar se diskutuan edhe për çështjen e së ardhmes së futbollit në nivel regjional por edhe në nivel të Kosovës.

“U dakorduam që në vitin në vijim të punojmë bashkërisht për t’i realizuar të gjitha projektet të cilat i duhen këtij regjioni, por edhe futbollit në përgjithësi”.

“U premtova se FFK do të vazhdojë të jetë e afërt dhe t’i qëndrojë pranë si çdoherë. Nga ana e komunitetit të futbollit të këtij regjioni mora shumë lëvdata për punët e bëra dhe përkrahje e besim të vazhdueshëm. Ua shpreha mirënjohjen time për besimin dhe u dakorduam që të vazhdojmë me përgjegjësi dhe krenari të punojmë së bashku edhe në vitet e ardhshme”, ka shkruar Ademi, duke uruar që viti që po hyjmë të jetë një vit edhe më i suksesshëm për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga kolaicioni AAK-Nisma-E30, Zafir Berisha i cili…