Presidenti Ademi priti në takim përshëndetës shefin e misionit të KFOR-it italian

06 korrik 2024 | 12:34

Presidenti Agim Ademi, ka pritur sot në një takim përshëndetës shefin e misionit të KFOR-it italian, Domenico Cucci.

Në këtë takim të veçantë, kreu i FFK-së e falënderoi Cuccin për ndihmën dhe përkushtimin e KFOR-it italian në projektet e infrastrukturës të realizuara me pjesëtarët dhe makinerinë e tyre.

Presidenti Ademi theksoi se bashkëpunimi dypalësh ka qenë tejet i rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë, teksa shprehu mirënjohjen e tij dhe të federatës për mbështetjen e vazhdueshme të Cuccit, duke i dëshiruar suksese në misionet e tij të radhës.

Nga ana e tij, Domenico Cucci e falënderoi presidentin Ademi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FFK-së dhe KFOR-it italian, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm dhe i dobishëm për komunitetin e futbollit dhe të rinjtë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Cucci nënvizoi se do ta kujtojë gjithmonë presidentin Ademi si një mik të përjetshëm dhe se vlerëson lartë angazhimin e tij në zhvillimin e futbollit kosovar.

Në shenjë mirënjohjeje, ai i dhuroi presidentit Ademi një dhuratë simbolike me dedikimin “Për një mik të madh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav…