Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian

11 dhjetor 2024 | 16:34

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it italian në përbërje: Dacis Siciliano, Francesco Immamarone dhe Floriana Mancuso. Ky takim ishte i dedikuar vazhdimit të bashkëpunimit me KFOR-in.

Përfaqësuesit e KFOR-it italian vizituan FFK-në për të diskutuar lidhur me projektet që do të realizohen vitin e ardhshëm, me fokus të veçantë tek infrastruktura.

Presidenti Ademi u shpreh i kënaqur për përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it, duke e konsideruar atë si një partner të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA - BAJGORA Lotët e “krokodilit” Kurti :…