Presidenti Ademi takohet me përzgjedhësin Foda dhe drejtorin teknik, Markus Weidner
09 dhjetor 2024
| 13:25
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar sot një takim pune me përzgjedhësin Franco Foda dhe drejtorin teknik Markus Weidner për të diskutuar rreth krijimit të një programi të punës dhe filozofie të lojës për të gjitha ekipet përfaqësuese të Kosovës.
“Në këtë takim, janë shkëmbyer idetë për krijimin e një strategjie të tillë dhe formën e implementimit të kësaj strategjite nga ekipet U-15 deri tek Kombëtarja A”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në këtë formë FFK-ja, synon që të ngritë edhe më tej nivelin e punës qoftë me futbollistët e ekipit A, qoftë me ata të grupmoshave, nëpërmjet një sistemi të unisuar të punës dhe mënyrës së lojës.