Presidenti Ademi takon ambasadorin e Suedisë, flasin për futbollin dhe projektet e përbashkëta
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka biseduar për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve në futboll dhe gjithpërfshirjen.
“Sot pata kënaqësinë të drekoj me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund. Gjatë kësaj dreke pune diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve në futboll dhe gjithpërfshirjen”.
“Ambasadorit ia shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e komunitetit të futbollit në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez. Gjithashtu e informova për projektet aktuale të FFK-së dhe situatën e përgjithshme të federatës sonë. Një nga pikat e diskutimit ishte edhe fillimi i punimeve për rinovimin e stadiumit në Leposaviq, ku nuk ishte investuar me vite të tëra”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Ai ka njoftuar se ambasadori Westerlund shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe arritjet e FFK-së deri më tani dhe “na inkurajoi të vazhdojmë me ritëm të njëjtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit”, ka shkruar presidenti Ademi.