
Presidenti Ademi uron muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe harmoni në familjet tuaja
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai ka theksuar se ky muaj i bekuar na kujton vlerat e solidaritetit, devotshmërisë dhe mirësisë.
“Të dashur besimtarë myslimanë, komunitet i futbollit, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovë dhe ju bashkatdhetarë, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj një muaj të begatë, agjërim të lehtë, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja. Ky muaj i bekuar na kujton vlerat e solidaritetit, devotshmërisë dhe mirësisë. Si familje e madhe e futbollit, le të jemi shembull i mirësisë e respektit të ndërsjellë gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët, Zoti ua pranoftë lutjet dhe veprat e mira!”, thuhet në urimin e presidentit Ademi