Presidenti Ademi viziton Kombëtaren gjatë stërvitjes: Fillimi i ri
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Kombëtarja e Kosovës po nis një fillim të ri.
“Fillimi i ri për Kombëtaren tonë! Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri. Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit. Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Ademi ka thënë se është krenar me ekipin kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve “dardanë”.
“Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë”, ka shtuar presidenti Ademi.