Presidenti Ademi viziton punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona.
“Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanarisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë. Uroj që ky impiant sportiv në korrik të këtij viti të jetë i gatshëm me të gjitha kriteret për t’i gostitur ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Ai ka shtuar se kësisoj, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas.