Presidenti afgan e miraton lirimin e 1 500 të burgosurve talibanë

11 mars 2020 | 10:54

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka miratuar lirimin e 1 500 të burgosurve talibanë si pjesë e përpjekjeve për të siguruar marrëveshje të paqes me grupin famëkeq.

Sidoqoftë, në vendimin e presidentit kërkohet që të gjithë të burgosurit që do të lirohen të ofrojnë garanci me shkrim se nuk do të kthehen në fushëbetejë për të luftuar.

Në anën tjetër, talibanët do t’i lirojnë mbi 1 000 trupa të forcave qeveritare, të cilat i kishin zënë rob gjatë aksioneve të tyre të mëparshme, shkruan “BBC”.

Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara e filluan largimin e trupave nga Afganistani si pjesë e paktit të nënshkruar më herët me talibanët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se…