Presidenti Aliaj: FC “Suhareka” do të bëjë mikpritje të mirë, ndërkaq synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës
Ditën e premte do të zhvillohet ndeshja derbi e Ligës së parë në mes FC “Suhareka” dhe “Trepça ‘89”. Kjo llogaritet ndër derbit e kësaj jave sepse të dyja ekipet janë pretendentë për të hyrë në Superligë.
E për këtë derbi ka shkruar edhe presidenti i FC “Suhareka”, Rrustem Aliaj i cili ka thënë se ky ballafaqim do të jetë më i forti më mes këtyre dy skuadrave dhe që do të zgjojë edhe kureshtjen e të gjithë sportdashësve.
“Përballja derbi e së premtes në javën e 6-të e Viva Fresh Ligës së parë grupi “A”, ku FC Suhareka është mikpritëse e skuadrës nga Mitrovica FC Trepça 89 padyshim do të jetë ballafaqimi më i fortë që zgjon kureshtjen e të gjithëve. Ne vijmë pas një pas barazimi të hidhur në Istog ndërsa Trepça 89 vjen pas humbjes si nikoqire nga Vallëzimi. Prandaj, shikuar në përgjithësi kjo do të jetë ndeshje e fortë. Ndërsa, FC Suhareka si gjithnjë do të bëjë mikpritje të mirë, ndërkaq synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës.”, ka shkruar Presidenti Aliaj.
Postimi i plotë i Aliajt:
Presidenti Aliaj: Pritet një ballafaqim i fortë në një ndeshje derbi
Përballja derbi e së premtes në javën e 6-të e Viva Fresh Ligës së parë grupi “A”, ku FC Suhareka është mikpritëse e skuadrës nga Mitrovica FC Trepça 89 padyshim do të jetë ballafaqimi më i fortë që zgjon kureshtjen e të gjithëve. Ne vijmë pas një pas barazimi të hidhur në Istog ndërsa Trepça 89 vjen pas humbjes si nikoqire nga Vallëzimi. Prandaj, shikuar në përgjithësi kjo do të jetë ndeshje e fortë. Ndërsa, FC Suhareka si gjithnjë do të bëjë mikpritje të mirë, ndërkaq synojmë fitore si rezultat i punës dhe jo i dhunës.
Urojë futbollistët tanë që të jenë në nivel të detyrave të parashtruara nga Shtabi teknik. Të bashkërendojnë e bashkëpunojnë mes vete nga se dueli me skuadrën që sapo ka lënë superligën dhe ish kampionin e Kosovës Trepçën 89 është një sfidë në vete. Por me angazhim dhe lojë cilësore e mbi të gjitha korrekte suksesi nuk do të mungojë.
Na priftë e mbara! Për Ty Suharekë!
Me respekt
Rrustem F. Aliaj , President i FC Suhareka.