Presidenti Aliaj: Gjakova sprova e parë për trajnerin e ri
Presidenti i klubit futbollistik “Suhareka”, Rrustem Aliaj ka bërë të dituar së në fund javë klubin e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë. Presidenti Aliaj ka thënë se për koincidencë të dy klubet e nisin këtë ndeshje me trajnerë të rijnë pasi që dy taborët i kanë ndërruar trajnerët. FC “Suhareka” në vend të Granit Begollit ka angazhuar trajnerin Arsim Thaqi, ndërsa Vëllaznimi në vend të Megzon Visokës ka angazhuar Ardian Memën.
“Për koincidencë, sikur FC “Suhareka” ashtu edhe KF “Vëllaznimi” pas javës së 8-të ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerët duke emëruar trajnerë të rinj. Kjo vet vetiu imponon një lojë të fortë sepse të dy synojnë dhe dëshirojnë fitore”, ka shkruar Aliaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i Presidentit, Rrustem Aliaj:
Në javën e fundit të fazës së parë prej 9 javëve të Viva Fresh Ligës së Parë, FC “Suhareka” ka një udhëtim aspak të lehtë në ballafaqim me skuadrën dikur me nam në futbollin e Kosovës KF “Vëllaznimi” në Gjakovë. Për koincidencë, sikur FC “Suhareka” ashtu edhe KF “Vëllaznimi” pas javës së 8-të ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerët duke emëruar trajnerë të rinj. Kjo vet vetiu imponon një lojë të fortë sepse të dy synojnë dhe dëshirojnë fitore. Futbollistët tanë mëtojnë ta zvogëlojnë epërsinë e liderit të tabelës dhe të dëshmojnë se janë kandidatët kryesor për shkuar drejt elitës së futbollit të Kosovës që është edhe sfidë dhe synim jo vetëm i klubit, por edhe të trajnerit të ri.
Besojë shumë që adhuruesit në Gjakovë të cilët gjithmonë kanë qenë në numër të madh do të kenë rastin të shijojnë një ndeshje të fortë e cilësore që do të tregojnë të dyja skuadrat.
Na priftë e mbara! Për Ty Suharekë!
Me respekt
Rrustem F. Aliaj, president i FC Suhareka